Superylli shqiptar Xherdan Shaqiri është duke u kërkuar shumë për transferim nga tri klube të mëdha në Itali.
Mesfushori i skuadrës angleze Stoke City ka ngjallur vëmendje të jashtëzakonshme te gjigantët si AS Roma, Napoli dhe AC Milan, të cilat raportohet se do të jenë në “luftë” për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit gjatë verës, shkruan portali arbresh.info.
Shaqiri mund të rikthehet në Serie A pas interesimit të jashtëzakonshëm të shprehur nga tri skuadrat e lartpërmendura. Reprezentuesi i Zvicrës ka kaluar pesë muaj në ligën italiane te Interi para transferimit te klubi në Premierë Ligë në vitin 2015.
Lexo më shumë: 15 milionë për Xherdan Shaqirin
Bazuar në raporte të ndryshme, AS Roma, Napoli dhe AC Milani do të jenë në garë të ngushtë gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve për të siguruar nënshkrimin me yllin e skuadrës së Mark Huges.
Xherdan Shaqiri ka shënuar tri herë gjatë 14 paraqitjeve për Stoke Cityn këtë edicion në Premierë Ligë./arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?