Goal.com ka bërë listën e futbollistëve që kanë më shumë asistime në Premierligë deri më tani këtë sezon.
Futbollistët e liderit të tabelës Manchester City, prijnë në listën e futbollistëve me më së shumti asistime.
Tre lojtarë nga radhët e skuadrës së Pep Guardiolës janë në listën e futbollistëve me më së shumti asistime.
Ylli spanjoll David Silva është në pozitën e parë me tetë asistime ndërsa De Buryne dhe Sane në pozitën e dytë e të tretë me nga gjashtë asistime.
Pozita e katërt ndahet nga katër futbollistë që kanë nga pesë asistime, ku pjesë e tyre është edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri së bashku me Henrikh Mkhitaryan dhe Cesar Azpilicueta.
Një tjetër lojtar i Man Cityt, Kyle Ëalker, është në mesin e atyre që kanë katër asistime deri më tani, ndërsa katër asistime ka edhe Riyad Mahrez, Alvaro Morata dhe Marcus Rashford.
Christian Eriksen dhe Mesut Ozil, kanë pak asistime këtë sezon, me dy dhe tre asistime përkatësisht deri më tani këtë sezon. /arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...