Në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje

09:42 | 27 Prill 2019
A. B.

Superliga e Kosovës kthehet në aksion me tri ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e 29-të.

Në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës, sot (e shtunë) zhvillohen tri takime.

Liderët e Feronikelit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ presin skuadrës e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Një ndeshje po ashtu interesante është edhe ajo që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, mes Llapit dhe Dritës.

Në anën tjetër, Ballkani ka një mundësi të mirë të bëj një hap të madh drejt qëndrimit në Superligë, ku në Therandë takohet me Ferizajin.

Të tri takimet fillojnë nga ora 15:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme