Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë një intervistë për portalin Arbresh.info.
Muharremaj gjatë intervistës ka folur edhe për dy klubet e kësaj komunë, FC Ballkani dhe FC Suhareka.
I pari i suharekasve ka thënë se edhe pse janë një komunë mesatare, prape janë njëshi në futbollin kosovar.
“Ne jemi komunë e mesme nuk krahasohemi me komuna të mëdha, mirëpo jemi njëshi në futboll jemi në superligë, ne jemi të mirë ashtu edhe në volejboll. Ne e kemi edhe karnavalin që organizohet në qershor që marrin pjesë diku 30 mijë vetë që nuk është pak për një komunë të vogël. Ne gjithashtu jemi duke u munduar ta zhvillojmë turizmin në vise malore në bjeshkët e sharrit, pjesa që na lidh me Brezovicën’, u shpreh ai.
Skuadra e FC Ballkanit është njëra ndër skuadrat me të suksesshme viteve të fundit në futbollin kosovar, duke arritur edhe të kualifikohet në gara evropiane.
Ndërsa skuadra tjetër, FC Suhareka, gjendet në Ligën e Parë grupi A, ku aktualisht gjenet në pozitën e dytë, ndërsa synimet e tyre janë që të inkuadrohen në Superligën e Kosovës. /Arbresh.info
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...