Favoritët filluan me këmbë të mbarë javën e parë të fazës së grupeve në Evropa Ligë.
Arsenali mposhti bindshëm Frankfurtin në udhëtim 0:3, Sevilla me të njëjtin rezultat mundi Qarabagun, ndërsa në ndeshjet e orës 21:00, Istanbul Basaksehir pësoi debakël nga Roma 4:0, ndërsa fitoren e gjeti edhe Manchester United që mposhti si nikoçir FC Astana minimalisht 1:0.
Megjithatë, ajo çka është befasi në javën e parë të fazës së grupeve në Evropa Ligë është që në 24 ndeshjet e zhvilluara u shënuan plot 75 gola, raporton Indeksonline.
Kjo i bie pak më shumë se tri gola për një ndeshje të zhvilluar, e që me të vërtetë janë statistika të çmendura.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u zhvilluan sot:
Apoel 3:4 Dudelange
Basel 5:0 Krasnodar
CFR Cluj 2:1 Lazio
Dynamo Kyiv 1:0 Malmo
Eintracht Frankfurt 0:3 Arsenal
Copenhagen 1:0 Lugano
Getafe 1:0 Trabzonspor
Lask Linz 1:0 Rosenborg
PSV 3:2 Sporting
Qarabag 0:3 Sevilla
Rennes 1:1 Celtic
St. Liege 2:0 Guimares
Roma 4:0 Basaksehir
B.Moenchengladbach 0:4 Wolfsberger
Espanyol 1:1 Ferebcvaros
FC Porto 2:1 Young Boys
Gent 3:2 St.Etienne
Ludogorets v5:1 CSKA Moscow
Manchester United 1:0 Astana
Partizan 2:2 Az Alkmaar
Rangers 1:0 Feyenoord
Slovan Bratislava 4:2 Besiktas
Wolfsburg 3:1 Oleksandriya
Wolves 0:1 Braga
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...