Edon Zhegrova ka përfunduar në qendër të vëmendjen për shkak të interesimeve nga disa skuadra.
Fenomeni kosovar falë paraqitjeve me skuadrën e Lille në këtë sezon në Ligue 1 ka fituar vëmendjen e shume ekipeve, të cilat në merkaton e verës do të tentojnë transferimin e tij.
Kështu në Itali ofertat janë të shumta.
Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet që kërkojnë Zhegrovën, teksa kësaj gare i është bashkuar edhe Roma.
Kështu sipas “Il Tempo” drejtuesit e verdhekuqve pas Federice Cheisas duan edhe 25-vjeçarin shqiptar.
Kujtojmë se sulmuesi anësor këtë sezon me Lille ka luajtur në 46 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 9 asiste në të gjitha garat.
Ndërkohë nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2026.
Lille është e gatshme të heqë dorë nga Zhegrova nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë me mbi 25 milionë euro.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...