Fjalët e dashurisë së Hazard ndaj Real Madridit duket se kanë vënë në punë drejtuesit e Chelsea. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekipi londinez ka vënë në tryezë rritjen e pagës së ndërkombëtarit belg në 18 milionë euro neto në sezon dhe një zgjatje të kontratës, që përfundon në vitin 2020. Një shifër që nuk dihet nëse do të pranohet nga Hazard, gjithmonë sipas medias së njohur italiane.
“Nëse ndonjëherë mund të luajë për Real Madridin, do të isha shumë i lumtur. Edhe në qoftë se kurrë nuk do të luaj për Real Madridin, asgjë nuk ndryshon. Gjithmonë do të jem i lumtur te Chelsea”, – deklaroi Hazard kohët e fundit, i cili ka marrë një ofertë nga “Los Blancos” verën e kaluar, por klubi anglez e kundërshtoi atë plotësisht.
Përveç kësaj, La Gazzetta tregon se Interi mbetet shumë i vetëdijshëm për këtë operacion, teksa vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Luka Modric, të cilit, gjithashtu, i përfundon kontrata në vitin 2020. Lojtari kroat ishte afër zikaltërve kësaj vere, por Real Madridi nuk lejoi largimin e tij. Verën e ardhshme ai do të kthehet në krye të listës së dëshirave të Interit, edhe për faktin se kroatit i mbetet vetëm një vit kontratë në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi i ka ofruar 10 milionë euro në sezon kandidatit të madh për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, në mënyrë që ta zgjasë angazhimin në kryeqytetin spanjoll. Në rast se Hazard përfundon te Real Madridi, atëherë zikaltrit do ta shihnin më të realizueshme ëndrrën e tyre për të marrë shërbimet e Modriç, i cili mbushi 33 vjeç kohët e fundit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit