Nuk është befasi që Lionel Messi të jetë pjesë e dëshirave të klubeve më të mëdha në botë.
Tani, presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon al Mubarak publikisht ka zbuluar se skuadra angleze është përpjekur për të nënshkruar me superyllin argjentinas, por rezultuan të pasuksesshëm në këtë aspekt, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i kampionit anglez është pyetur në një intervistë para një auditori të mbushur me njerëz se me cilin lojtarin do të dëshironte të nënshkruante. Përgjigjja e tij ishte e qartë: “Messi”.
Kjo ngjalli reagime nga të gjithë të pranishmit, madje presidenti edhe u duartrokit.
“Ne kërkuam nga Guardiola që të flas me të, ne i ofruam atij trefishin e pagës që kishte në Barcelonë, por ai asnjëherë nuk pranoi”, ka shtuar Al Mubarak.
‘Mundo Deportivo’ raportoi në shtator të vitit 2016 se Manchester City tentoi të nënshkruaj me Messin dhe se Pep Guardiola kishte intervenuar gjatë përpjekjeve të tyre. Megjithatë, trajneri më vonë e mohoi këtë gjatë një konference për media, gjë që është në kontradiktë me atë që ka thënë tani Al Mubarak rreth kësaj çështje./arbresh.info/
https://twitter.com/PremLeaguePanel/status/1050508179484958720
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...