Në gjunjë kundër Donald Trumpit

22:50 | 14 Tetor 2017
Arbresh Info

Lojtarët dhe zyrtarët kanë shfaqur mbështetjen e tyre për një “botë mendje hapur” para disfatës së tyre 2 me 0 kundër Schalkes.

Hertha Berlin është bërë skuadra e parë në botë që kanë rënë në gju për tu solidarizuar me protestën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër pabarazisë racore, transmeton portali arbresh.info.

Skena emocionuese në Olympicstaion janë krijuar kur njëmbëdhjetë lojtarët ranë në gju para fillimit të ndeshjes kundër Schalkes. Trajnerët, stafi i dhomës së zhveshjes dhe lojtarët në bankinë kanë marrë pjesë gjithashtu në këtë demonstrim.

Gjesti simbolik është bërë në solidaritet me protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme