Në Gjilan luftohet për pozitën e parë

12:00 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ballafaqimi mes kampionit në fuqi, Dritës nga Gjilani dhe liderit, Ballkanit nga Theranda, zgjon kërshërinë e dashamirëve të futbollit, që mezi presin ta kuptojnë edhe rezultatin final, transmeton Botasot.info

Derbi i madh i stinonit vjeshtor (java e 16-të) luhet sot në orën 13.30, në stadiumin në Gjilan dhe luftohet për vend të parë.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu beson në përparësinë e fushës por edhe lojtarët që ka, ndërsa homologu i tij, Ismet Munishi, beson e shpreson në cilësinë e ekipit.

Ballkani udhëheq renditjen me 35 pikë, dy pikë më shumë se Drita.

Pritet ndeshjet e luftuar, ndërsa Drita ka presionin e sulmuesit më të rrezikshëm të Ballkanit, Mirlind Daku. Në orën 12.00 takohen Llapi me Dritën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme