Drag Race I që mbahet këtë fundjavë në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, është gara e parë në këtë disiplinë nga katër sa janë gjithsej në kalendarin e garave të Federatës së Autosporteve të Kosovës.
Drejtori i garës, njëkohësisht kryetar i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është optimist se gara do të kalojë ashtu siç është më së miri, përcjell Arbresh.info.
“Bëhet fjalë për një garë ku dinamikat janë të shpejta, prandaj besoj se anëtarët e skuadrës organizative, garuesit, shikuesit dhe institucionet që asistojnë në garë, të japin maksimumin dhe gjithçka të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Rexhepi.
Paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30, në pistën e garave, ndërsa pas procedurave tjera nisin kualifikimet me dy vozitje, në të cilat garuesve do t’u matet koha dhe do t’u përcaktohen klasat.
15 minuta pas përfundimit të tyre fillon gara për klasat 16, 15, 14 dhe 13.
Të dielën, nga ora 10:00-10:45 është brifingun me garues, ndërsa gara për klasat 12, 11, 10, 9…, fillon në orën 11:00. /Arbresh.info
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...