Google ADS

Në fundjavë rikthehet Superliga

12:13 | 19 Nëntor 2020
A. B.

Superliga e Kosovës do të rikthehet këtë fundjavë, pas ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve së fundmi.

Futbolli elitar në vend do të rikthehet me ndeshjet e xhiros së 13-të të shtunën dhe të dielën,

Supërliga e Kosovës do të zhvillojë xhiron e 13-të me tri ndeshje në ditën e shtunë

Gjilani do të presë në shtëpi Drenicën, ndërsa Drita do të shkojë në udhëtim në Pejë për takimin kundër Besës, me Feronikelin që do të presë në shtëpi klubin e sapo inkuadruar Arbërinë.

Të gjitha këto takime do të zhvillohen në orën 13:00

Ndërsa të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura, Prishtina e pret në shtëpi Trepçën’89 me fillim në orën 13:30, dhe ndeshja e fundit për xhiron e 13-të do të jetë ndërmjet Ballkanit dhe Llapit ndeshje kjo e cila fillon në orën 13:30.

Gjilani – Drenica, e shtunë 13:00

Besa – Drita, e shtunë 13:00

Feronikeli – Arbëria, e shtune 13:00

Prishtina – Trepça’89 e diele 13:00

Ballkani – Llapi e diele 13:30.

Gjithashtu në Ligën e Parë do të zhvillohet xhiroja e 11-të dhe në Ligën e Dytë të Kosovës xhiroja e 12-të./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme