Trepça dhe Sigal Prishtina do të perballen të shtunën mbrëma me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Kjo sfidë do të luhet në kuadër të xhiros së dytë në Supërligën e Kosovës në Basketboll shkruan, Arbresh.info.
Këto dy skuadra do të ndeshen për herë të dytë këtë sezon, pasi u përballën edhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës, aty ku triumfuan xehetarët me rezultat 68-65.
Në xhiron e parë të Superligës, mitrovicasit triumfuan ndaj Istogut me rezultat të thellë 112-65, ndërsa kryeqytetasit mposhtën Proton Cable Prizrenin pas vazhdimeve 93-89.
Kjo pritet të jetë edhe kryendeshja e xhiros së dytë në basketbollin kosovar.
Në takimet tjera përballen Bashkimi-Vëllaznimi, Proton Cable Prizreni-Peja dhe Golden Eagle Ylli-Istogu. /Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës