Google ADS

Në Egjipt 11 minuta falas në telefon për çdo gol të Salahit

10:33 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Mohamed Salah është lojtari i momentit në Evropë, por në Egjipti janë duke iu gëzuar dhe përfituar nga kjo.

Në Egjipt e duan shumë, pasi ai e ka dërguar me golat e tij kombëtaren në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi.

Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt dhe kompania telefonike ka një super ofertë për klientët e saj.

Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas.

Minutat janë të njëjtë me numrin e fanellës që bartë lojtari.

Me ritmin aktual egjiptianët do të kenë shumë minuta falas për të folur.

Vetëm nga kjo fundjavë abonentët kanë përfituar nga 44 minuta falas.

Salah pas formës së tij është kthyer në objektiv të shumë klubeve të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme