Google ADS

“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për humbjen e pësuar ndaj Las Palmasit

23:49 | 30 Nëntor 2024
R J

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka fajësuar mungesën e qëndrueshmërisë në mbrojtje dhe mungesën e efektivitetit para portës ndaj Las Palmas.

Mysafirët e Las Palmas ia shkaktuan humbjen e parë në shtëpi këtë edicion Barcelonës nën urdhrat e Flick, ku për pjesën më të madhe të ndeshjes ishin ekipi më i mirë.

Tekniku gjerman po kalon në periudhën më të vështirë si trajner i Barçës që prej se iu bashkua atyre, pasi ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit dhe ka marrë vetëm një pikë nga tri takimet e fundit në La Liga.

“Unë besoj tek lojtarët. Unë kam besim tek ta, por gjërat janë ashtu siç janë. Kur fillova këtu unë iu thashë atyre se nuk do të ketë arsyetime”.

“Është normale që disa lojtarë kur rikthehen nga lëndimi nuk janë në nivelin më të lartë, por nëse luajmë si skuadër ne duhet të jemi në gjendje të mposhtim çdo skuadër, por nëse disa lojtarë janë të shkëputur nuk do të shkojë mirë”, ka thënë Flick.

“Nuk mendoj se kam mungesë vetëbesimi tek lojtarët. Mbrojtja nuk ka të bëjë vetëm me katër lojtarët mbrapa”.

“Lojtarët nuk mund t’i fitojnë vetëm ndeshjet. Ka të bëjë gjithmonë me skuadrën. Ne duhet të kemi lidhje të mira në mbrojtje dhe në sulm dhe sot nuk i kishim ato”.

“Ne patëm 70 për qind të posedimit dhe 27 goditje mendoj dhe nuk i shfrytëzuam rastet tona. Ne kemi kualitetin për ta bërë këtë”, përfundoi gjermani./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme