Google ADS

Në Drenas, qytetarët reagojnë për tokën

23:11 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë ngjallur reagime të shumta se ku do të ndërtohet stadiumi i Kosovës pas deklaratave të tyre se një gjë e tillë do të bëhet në Drenas, pavarësisht se kohë më parë ishte përcaktuar ndërtimi në Bërnicë të Poshtme, ku është ndarë edhe toka.

Plani që në Drenas të ndërtohet stadiumi, e ka shqetësuar familjen Gjoshi që pretendojnë se toka është e tyre.

Ata madje për Klan Kosova kanë thënë se kanë dokumente të pronësisë qysh nga koha e Perandorisë Osmane.

Sipas tyre, në vitet e dyzeta tokën ia mori pushteti i atëhershëm dhe që nga ajo kohë, nuk po ju njihet e drejta e pronësisë.

Lidhur me këtë çështje, Agjencia e Privatizimit ka thënë se fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata.

http://www.dailymotion.com/video/x66rgtv

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme