Liverpooli ka triumfuar 2-0 ndaj Evertonit në derbin që u luajt në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
The Reds ishin dukshëm më të mirë që nga fillimi, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.
Por, Evertoni po mbahej tejet mirë dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gol.
Në pjesën e dytë, The Reds e dinin se nuk mund të lejonin më një gjë të tillë dhe kaluan me të gjitha forcat në sulm.
Kështu, ky presion solli rezultat dhe në minutën e 62-të, Andy Robertson përfitoi nga një asistim i Mohamed Salah, për të shënuar për 1-0.
Deri në fund, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk u dorëzuar dhe realizoi edhe të dytin, tani përmes Divock Origit (85′).
Pas javës së 34-të, Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se lideri Manchester City, ndërsa në chiron e 35-të do të takohet me Newcastle United.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...