Në cilën fanellë do ta shohim Kane në sezonin e ri?

20:03 | 20 Maj 2021
A. B.

Sulmuesi i Spurs ka pranuar që ka ardhur koha për të biseduar për ndryshimet e mundshme si një skenar për të fituar trofe

Harry Kane ka pranuar që koha ka ardhur për të që të marrë një vendim për të ardhmen e tij në Tottenham, me sulmuesin efektiv që mbetet pa fituar trofe dhe dëshiron që të shkojë rrugës së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Të dy këta yje ndajnë 11 Topa të Artë të fituar që do të thotë se kanë një CV të pastër sportive, me argjentinasin që ka shkëlqyer në Barcelonë derisa superylli portugez ka shkëlqyer me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Kane ka të njëjtin talent, me 220 gola për Spurs në emrin e tij, por suksesi me trofe mbetet i vogël pasi që ai nuk ka arritur që të fitojë diçka deri tani dhe se në moshën 27 vjeçare ai dëshiron që të largohet nga Spurs.
Çfarë tha ai?

“Ende kam shumë për të dhënë. Mund të kemë numra më të mirë sesa që kam këtë moment”, ka thënë ai duke folur për ambiciet e tij personale, në shoun e Gary Neville në YouTube “The Overlap”.

“Nuk frikësohem ta them, ‘dëshiroj të jem më i miri’. Dëshiroj të tregoj që jam nivel i Ronaldos dhe Messi. Ky është qëllimi i jam final – që të fitojë trofe në një sezon, duke shënuar 50, 60, 70 gola në sezon”.

“Presioni të unë gjithëmonë ka qenë i madh, më shumë se të gjithë të tjerët”.

A do të thotë kjo që ai do të largohet nga Spurs?

Kane ka nënshkruar kontratë me klubin nga Londra Veriore deri në verën e vitit 2024 dhe do të mbetet lojal klubit që e bëri atë një lojtar të madh.

Ai, megjithatë, është i përgatitur për të llogaritur të gjitha opsionet derisa për të vazhdon të këtë interesim Chelsea, United, City dhe një numër i skuadrave tjera në Europë.

“Nuk dëshiroj të vij në një përfundim të karrierës sime dhe nuk pendohet. Dëshiroj të jem më i mirë se jam tash”, ka shtuar kapiteni anglez.

“Kurrë nuk kam thënë që do të rrijë në Spurs tërë karrierën time dhe kurrë nuk kam thënë që do të largohem nga Spurs. Njerëzit mund të thonë se ai ‘është i zhgënjyer për trofe, ai ka nevojë për trofe’, por ende ndjejë se nuk kam përfunduar këtu me karrierën time”.

“Kam shtatë, tetë viteë, që po luajë me këtë intensitet në Premier Ligë. Nuk ngutem për asgjë, nuk jam i dëshpëruar të bëj asgjë”.

Kush do ta merr vendimin final?

Shefi i Tottenham, Daniel Levy është i famshëm si një person që është i vështirë që të negociohet me të dhe kuptohet po flasim për një aset me çmim të lartë që ka ai në shtëpi.

Kane është, megjithatë, që çdo vendim për të ardhmen e tij të bëhet nga ai, me rëndësinë që ai e maksimalizon aftësinë e tij dhe kohën kur ai është në krye të ndeshjes së tij.

“Dëshiroj që të luaj në ndeshje të mëdha. Këtë sezon, kam parë Ligën e Kampionëve dhe skuadrat angleze që ia kanë dalur për mrekulli dhe ato janë ndeshjet në të cilat unë dëshiroj të luaj”, tha ai.

“Është një moment në karrierën time ku unë duhet të reflektoj dhe ku jam, Normalisht, do të varët nga unë, si ndihem dhe ku është mirë të shkojë për ta vazhduar karrierën time”.

Spurs janë në rrezik që të përfundojnë në top-gjashtë këtë sezon, me vetëm një ndeshje që kanë për të luajtur dhe kjo sigurisht dso të ndikojë në planet e Kane që të largohet nga skuadra nëse ajo nuk arrin të luanë në gara të mëdha europiane. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme