Në Brazil shpërthejnë kundër Tite dhe sistës së lojtarëve të ftuar

16:03 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në Brazil kanë filluar kritika të ashpra ndaj trajnerit të Kombëtares braziliane, Tite, i cili ka lënë jashtë skuadrës, Vinicius Junior për ndeshjet e kombëtares braziliane.

Fakti që trajneri i Brazilit nuk e pëlqen Viniciusin nuk është diçka e re, por qe ai nuk e thërret më për të thirrur Coutinhon, Cunhan, Antony ose Raphinha është diçka që i shpëton çdo logjike.

Vinicius është një nga lojtarët më në formë të futbollit botëror, duke kaluar edhe formë shumë më të mirë se Neymar, Gabriel Jesus dhe Firmino, kushtu që mungesa e numrit ‘20’ te Real Madrid i ka revoltuar brazilianët.

Shtypi dhe tifozët kanë shpërthyer kundër Tite, i cili nuk ftoi në kombëtare futbollistin më në formë brazilian të momentit, pavarësisht ndeshjeve të vështira që Brazili ka tani në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Brazili do të presë Kolumbinë në “Corinthias Arena” në ndeshjen e parë që do të përballen të përzgjedhurit e Tite-s në nëntor.

Ndërsa ndeshja e dytë do të jetë kundër Argjentinës në stadiumin “San Juan del Bicentenario”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme