Serie A ka njoftuar për disa ndryshime në oraret e ndeshjeve më 20 janar.
Takimet Genoa – Milan dhe Juventus – Chievo kanë pësuar ndryshime në orar me njoftimin e fundit nga Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja si mysafirë e Milanit te Genoa tani do të luhet në ora 14:00 dhe jo në ora 20:00 siç ishte paraparë, ndërsa takimi si nikoqir i Juventusit kundër Chievos do të zhvillohet më vonë në ora 19:30 në vend të 18:00.
Ndryshimet janë aranzhuar nga Observatori i Ngjarjeve Sportive për Ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, për arsye të ruajtjes së “rendit publik”.
Salvini kishte bërë thirrje për ndeshjen në Marassi që të luhet “gjatë ditës” për shkak të rivalitetit “historik” mes Grifones dhe tifozëve të “Rossonerëve”./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin