Sjelljet jo të mira të publikut Italian kanë bërë që shteti të përkujdeset dhe të marrë masa për mbarëvajtjen e kampionatit.
Kryeministri i Italisë ka bërë thirrje që të vendosen rrethoja prej teli si pasojë e sjelljeve të këqija të tifozëve.
Ai gjithashtu ka dhënë si sugjerim që të zhvillohen sa më pakë ndeshje gjatë mbrëmjeve.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi takimi” ka thënë Salvini pasi mbajti një takim pas incidentit në ndeshjen Inter – Napoli.
“Dua të fillojë nga numrat. Nuk mund të vdesësh nga futbolli në vitin 2018 edhe nëse përdoruesi i thikës nuk ka të bëjë me futbollin . Duhet t’i bëjmë tifozët të përgjegjshëm dhe të kuptojnë se ata që veprojnë gabim do të ndëshkohen” ka thënë tutje ai.
“Jemi duke punuar që stadiumet të kenë rrethoja , dhe anëtarët e sigurimit të jenë më të fortë. Jam kundër ndalimit të udhëtimit për tifozëritë mysafire” ka thënë ndër të tjerash Salvini.
Kujtojmë që në ndeshjen Inter – Napoli një tifoz humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm me thikë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...