Ndryshime madhështore te FC Barcelona

10:16 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Pas dorëheqjes së Raul Sanllehit dhe Albert Solerit, Barcelona ka njoftuar që Guillermo Armor është emëruar si drejtor i ri institucional dhe sportiv për skuadrën e parë.

Ish lojtari i “Skuadrës së Ëndrrave” do t’i përmbush gjithashtu edhe funksionet e tjera të klubit, transmeton portali arbresh.info.

Guillermo Amor  me pozitë të re te Barcelona
Guillermo Amor me pozitë të re te Barcelona

Në një deklaratë, Barcelona shtoi që Robert Fernandez do të fokusohet ekskluzivisht në analizimin e tregut dhe kërkimin e lojtarëve të ri, gjë që shfaq se valenciani nuk do të jetë më një zëdhënës i sportit para dhe pas ndeshjeve zyrtare.

Pritet që brenda ditëve të ardhshme klubi do të shpjegojë publikisht ndryshimin në strukturën e organizimit, megjithëse është e mundur që edhe presidenti Josep Maria Bartomeu të jap shpjegim direkt në Asamblenë e Anëtarëve më 21 tetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme