Nëpërmjet një mesazh në rrjetet sociale, legjenda e futbollit botëror, Pelé njoftoi se është shtruar sërish në spital, në Sao Paolo, por të vijuar me trajtimin e specializuar.
“Miq, siç po bëj tani, çdo muaj shkoj në spital për të vazhduar trajtimin, është rutinë dhe shpresoj të ketë kokoshka për të ndjekur Super Bowl. Unë do ta shikoj lojën edhe nëse shoku im Tom Brady nuk do ta luajë. Faleminderit për të gjitha mesazhet e dashura.”
Në fillim të shtatorit, 81-vjeçari “O Rei” ishte operuar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo për të hequr një pjesë tumorale në rrugët e poshtme të aparatit tretës.
Që nga ai operacion ai është shtruar edhe disa herë të tjera, në disa raste për t’iu nënshtruar kimioterapisë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin