Ndodhë sërish, Ronaldo gol në gërshërë edhe në stërvitje

16:19 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

Goli fenomenal me gërshërë i Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndërmjet Real Madridit kundër Juventusit në UEFA Ligë të Kampionëve tronditi të gjithë botën e futbollit.

Portieri i mposhtur Gianluigi Buffon e krahasoi Ronaldon me Pelen dhe Diego Maradoanan, ndërsa goli i tij u përshkrua si i “ndyrë” nga ylli në NBA – LeBron James dhe i “komplet i jashtëzakonshëm” nga Sergio Garcia, transmeton portali arbresh.info.
Por, Ronaldo duket se nuk ishte i kënaqur me vetëm një gol të tillë këtë javë.

Vetëm katër ditë pas asaj që bëri kundër Juves, 33-vjeçari realizoi një gol të ngjashme edhe në stërvitje derisa Real Madridi po përgatitej për takimin e tyre në La Liga kundër Atleticos.

Ekipi i Madridit ka kapur këtë moment përmes kamerave dhe videon mund ta shikoni më poshtë./arbresh.info/

Atletico Madridi duhet të ketë jetë kujdes?

https://twitter.com/realmadriden/status/982602031662813185

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme