Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar sot Stadiumin e Qytetit “Ismet Shabani”, për shkak se punimet dyvjeçare për renovimin e tij kanë ngecur.
Nga inspektimi i punimeve të kryera deri më tani, të papërfunduara dhe të lëna krejtësisht në mëshirën e natyrës, u konstatua se gjendja në këtë hapësirë sportive është mjaft e rëndë dhe se lypset ndërhyrje e shpejt institucionale për t’ia kthyer dinjitetin edhe kësaj hapësire sportive, përcjell Ksp.
“Kryetari Aliu me këtë rast vlerësoi prioritare themelimin e një komisioni profesional për mbikëqyrjen e punimeve të realizuara, saktësinë e tyre si dhe devijimet e mundshme që kanë ndodhur gjatë projektit, që kanë sjellë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë këtë hapësirë sportive, ikonë për qytetin e Ferizajt”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit, Komuna e Ferizajt si hap të parë do ta ketë një raport mbi gjendjen e stadiumit dhe punimeve të kryera aty, hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo hapësirë t’i kthehet sportistëve dhe të jetë në funksion të plotë të garave sportive, veçanërisht futbollit për të cilat edhe ka krijuar identitetin ky stadium.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...