Google ADS

Ndodh edhe kjo të Drita, Namani rezulton pozitiv, kurse Gërbeshi negativ

20:50 | 10 Gusht 2020
Arbresh Info

Gjëja më e çuditshme i ka ndodhur skuadrës së Dritës.

Në testet e para të bëra nga UEFA, Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv, ndërsa në testin e fundit ka dal negativ, shkruan portali arbresh.info.

Mirëpo, për çudi Hamdi Namani, i cili ishte ylli i “Intelektualëve” në ndeshjen ndaj Inter-it të Andorrës ka dal pozitiv në analizat e Covid-19.

Drita përmes një komunikate ka zbuluar se UEFA ka kërkuar që Bujar Shabani të vazhdojë të jetë i izoluar, pavarësisht që katër herët e fundit ka rezultuar negativ.

Njoftimi i plotë i Dritës:

E TMERSHME!

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per qudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi qe ne testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani qe ne testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet!

E habitshme se qfar po ndodhe, e habitshme se si Uefa vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin qe rezulton kater heret e fundit Negativ.

Kjo eshte e pabesueshme se si mund ti ndodhe nje gje e till nje organizatori siq eshte UEFA”./arbresh.info.

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1178808372503659/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme