KFF Mitrovica nuk do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Ligen e Kampioneve me SKN St.Polten
Lajmin e ka konfirmuar klubi i KFF Mitrovicës përmes një postimi në Facebook.
Sfida nuk do të zhvillohet për shkak se Ambasada e Austrisë në Shkup, sipas KFF Mitrovicës “me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak”, i ka refuzuar vizat për futbollistet shqiptare.
Ndeshja ka qenë e planifikuar të zhvillohet me datën 4 nëntor, por sipas të gjitha gjasave s’do të ndodhë.
Reagimi i KFF Mitrovica:
Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak ” SKN St.Polten”, sot na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë “Mitrovica”, edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull.Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 Nëntor.
Ndeshja është kualifikuese për Ligen e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake “kërkon” ftesë të klubit nga Austria.
Ne jemi klubi i 32 në Evropë i licencuar për gara Evropiane ndërsa Ambasasa Austriake shpik “kerkesa” që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe klubet sportive.
Krejt këto manovrime Ambasada e Austrisë në Shkup sot i ka bërë me qëllim që t’i krijoj favor klubit austriak.
Ne si klub kemi bërë rezervimin e Hotelit, kemi siguruar transportin, kemi aplikuar për vizë duke paguar sigurimet shëndetësore për krejt klubin dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë garancionin e nevojeshëm për ne.
Andaj mos paisja me viza e klubit tonë është përpjekje që loja me u vendos në tavolinë e jo ne fushë në mënyrë sportive.
Ne do te ndjekim te gjitha procedurat në konsultim me FFK dhe UEFA-n, me besim te plotë se rezultati sportiv duhet të vendoset ne fushë në lojën magjike të futbollit.
Si kryetar i klubit futbollistik të femrave “Mitrovica”, ndjej keqardhje për këtë refuzim sidomos nga lojtaret tona që po shënojnë suksese në vazhdimësi.
Hajrulla Haxhiu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...