Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich po ka probleme të mëdha me portierët këtë edicion.
Numri një i portës së bavarezëve, Manuel Neuer tash e disa muaj ka mbetur jashtë fushave për shkak të lëndimit.
Por së fundmi është lënduar edhe portieri i dytë Sven Ulreich dhe do të mungojë disa javë.
Në ndeshjen e fundit ndaj Eintracht Frankfurt, në portë ishte veterani 36-vjeçar Tom Starke.
E gazeta prestigjioze gjermane ‘Sport Bild’, së fundmi ka raportuar se Bayerni do të transferojë gjatë janarit portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno.
E ky lajm nuk i ka pëlqyer fare bavarezëve të cilët kanë reaguar për shkrimet e Bild-it, përcjellë Telegrafi.
“Ky raportim në BILD është i pabazë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore ndaj kësaj gazete”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic.
Boshnjaku ka thënë se në Munich janë të kënaqur me portierët që kanë në dispozicion
“Ne jemi shumë të kënaqur me portierët që kemi aktualisht”, ka përfunduar Salihamidzic.
Kësisoj bavarezët kanë mohuar mundësinë e transferimit të Lenos në Munich gjatë janarit. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...