Google ADS

Ndjesi të mira – Salah poston një foto që bën egjiptianët të shpresojnë

18:53 | 3 Qershor 2018
Arbresh.info

Mohamed Salah ka postuar një përditësim pozitiv në mediat sociale mbi dëmtimin e tij në prag të Kupës së Botës.

Ylli i Liverpool është dëmtuar në shpatull të shtunën e kaluar në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, ku të Kuqtë u mposhtën 3-1. Dëmtimi erdhi pas ndërhyrjes së Sergio Ramos.

Më shumë se një gjysmë milionë njerëz si pasojë kanë firmosur një peticion ku kërkohet pezullimi i qendërmbrojtësit spanjoll.

Por Salah duket se ka besim që do të jetë gati për Egjiptin në Kupën e Botës dhe i ka dhënë ndjekësve të tij në Twitter një lajm të mirë të shoqëruar me një foro inkurajuese.

“Ndjesi të mira,” shkruan ai në Instagram dhe shihet teksa po stërvit shpatullën e tij të dëmtuar.

Lajme të mira për egjiptianin, dëmtimi i të cilit thuhet të jetë shëruar pas dy javësh, por akoma nuk dihet nëse ai do të jetë në ndeshjen hapëse ndaj Uruguait më 15 qershor.

https://twitter.com/MoSalah/status/1003301132205207552

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme