Ylli i sulmit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja është kthyer më në fund në “rrugën” e golit, teksa në përballjen e mbrëmjes të së hënës arriti të shënojë golin e dytë dhe të fundit të sfidës, në “derbin e Londrës” përballë Fulham.
Pas ndeshjes, tepër i lumtur, “bomberi” shqiptar foli për mikrofonat e mediave britanike, ku fillimisht u fokusua tek emocionet e golit të shënuar e më pas qetësoi teknikun Sylvinho, ku tha se dalja nga fusha më herët se çfarë pritej ishte për shkak lodhjeje.
“Është një fitore që na jep një dozë të madhe besimi neve si skuadër, pro edhe klubit. Ndryshuam shumë këtë verë, duke ndërtuar një skuadër të re, ndaj edhe është e nevojshme për pak kohë për të njohur njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke futbollistë të rinj dhe staf të ri, por ne jemi duke treguar se tani ndihemi mirë dhe kjo fitore është një karikim me besim për të ardhmen”, ka thënë fillimisht Broja, përcjell abcnews.
Goli? Është fantastike. Si sulmues, unë dua të shënojë gjithmonë, në skena të mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia. Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edhe në raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë. Dëmtimi? Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë”,- u shpreh “bomberi” nga Malësia e Madhe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...