UEFA ka hapur hetim edhe ndaj Mirlind Dakut, sulmuesit të Shqipërisë, i cili do të hetohet për “sjelljen e supozuar të papërshtatshme”, pas ndeshjes me Kroacinë.
Supozohet se Mirlind Daku mori altoparlantin pas ndeshjes dhe drejtoi fjalë të papërshtatshme drejt serbëve dhe maqedonasve.
Sulmuesi ka reaguar sot, duke kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë, duke shtuar se këto gjëra ndodhin dhe se e ndjeu obligim moral dhe profesional të kërkonte falje.
“Përshëndetje të gjithëve! Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi””.
“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”, ka shkruar sulmuesi kuqezi.
Mbetet të shihet si cili do të jetë vendimi i UEFA-s për sulmuesin, pasi e Federata Maqedonase e Futbollit ka reaguar dhe kërkuar që Daku të dënohet. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...