Ndihmës-trajneri i Barcelonës, Elegre: Aubameyang është përshtatur jashtëzakonisht mirë

14:26 | 7 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ndihmës trajneri i Barcelonës, Sergio Elegre, ka përshëndetur ndikimin e Pierre-Emerick Aubameyang te klubi katalanas.

Që nga ardhja e tij në ditëne  fundit të janarit nga Arsenali, Aubameyang ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje.

Elegre u pyet për sulmuesin veteran para fitores ndaj Elches të dielën.

“Ai na jep shumë. Ai bën diferencën dhe është përshtatur jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

“Ai na sjell shumë në sulm dhe mbrojtje”, përfundoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme