Te Milan nuk kanë kohë për të humbur me kuqezinjtë që duhet të hedhin pas krahëve disfatën në derbi ndaj Interit.
Ndeshja e radhës është ajo ndaj Newcastle në Champions League, teksa fitorja është e rëndësishme në një grup ku bën pjesë edhe Paris Saint-Germain e Borussia Dortmund.
Para sfidës europiane, trajneri Stefano Pioli foli në konferencë për shtyp ndërsa theksoi se i ka një borxh tifozëve kuqezi duke nënkuptuar atë humbje turpëruese me Interin.
“Derbi duhet të na mësojë se si të tregohemi më të zgjuar, edhe pse ajo ndaj Newcastle është një tjetër ndeshje dhe nuk ngjason me atë ndaj Inter. Ndjej përgjegjësi për atë humbje dhe ndihem në borxh me tifozët e Milanit.
Takimi me Tonalin? Do ta përqafoj me kënaqësi, së bashku jemi rritur shumë. I uroj më të mirën, por pas kësaj ndeshje.
Rikthimi i Ibrës? Ishte një ditë e rëndësishme në përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ibra foli personalisht me disa lojtarë. Folëm edhe bashkë, më kërkoi informacione mbi lojtarët e rinj, por jo ndonjë gjë në veçanti”, u shpreh Pioli./ss
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin