Ka kaluar një javë të jashtëzakonshme. Kjo është përmbledhja e orëve të fundit që po përjeton Federico Dimarco, mbrojtës i majtë i datëlindjes 1997, i cili është në pronësi të Inter, por që luan me Parma-n.
Golin e parë me kombëtaren e Italisë Under 21 e ka shënuar të martën në Kaljari kundër Shqipërisë, më pas ka ardhur goli që ka gjunjëzuar Inter-in “e tij” në “San Siro”. Të gjitha këto kanë ndodhur, teksa ai është në pritje të lindjes së vajzës së tij.
Për të ka folur në një intervistë ekskluzive për “Sportnews.eu”, Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i Gianni De Biasi-t te Shqipëria dhe ish-trajneri i Sion, aty ku ka patur mundësinë të punojë me Dimarco-n sezonin e kaluar.
– Dimarco është lojtari i momentit. Ju keni punuar me të te Sion, si është?
“E njoh shumë mirë. Vitin e kaluar ka qenë i pafat, sepse është dëmtuar në ndeshjen e tij të parë me Sion. Më pas unë jam shkarkuar dhe nuk kam punuar më me të. Por kemi ruajtur kontaktet. Ka një të ardhme shumë të rëndësishme. E njihja që nga koha kur ishte te të rinjtë e Inter-it. Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë, edhe vitin e kaluar, pavarësisht dëmtimit, ka luajtur në fundin e sezonit me Under 21, duke bërë ndeshje të mëdha. Në Itali, bashkë me Biraghi-n, është e ardhmja e axurrëve në krahun e majtë”.
– A nuk mendoni se është e çuditshme që Inter ka marrë Dalbert dhe më pas ka zbuluar se kishte një mbrojtës krahu të fortë në shtëpi?
“Po, është e çuditshme. Është e çuditshme të mos e shohësh me fanellën zikaltër, me gjithë respektin për Parma-n, që po i jep një besim të madh. Të them të drejtën, do ta shihja shumë mirë me fanellën e Inter, por jam i bindur se klubi zikaltër po e monitoron dhe do ta bëjë gjatë gjithë këtij sezoni”.
– Nëse vazhdon me këto paraqitje, Mancini duhet ta marrë në konsideratë për ekipin e parë të Italisë.
“Është titullar i kombëtares Under 21, ku po zhvillon gjithmonë ndeshje shumë të mira, jo vetëm atë të fundit kundër Shqipërisë, ku edhe ka shënuar. Edhe vitin e kaluar ka luajtur gjithmonë mirë. Unë besoj se sot, pa u nxituar, ai duhet të ketë vazhdimësi në paraqitjet e tij dhe më pas jam i bindur se rezultatet do të vijnë”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...