Ka ardhur edhe vendimi zyrtar i komisarëve të garës në “Çmimin e Madh të Brazilit”.
Lewis Hamilton skualifikohet për parregullsi teknike në Mercedesin e tij dhe do të duhet ta nisë sprintin nga vendi i fundit në rrjet ose nga “pit lane”, ndërkohë Verstappen merr gjobë prej 50 miijë eurosh.
DRS e Mercedes “44” ishte më e gjerë se sa lejohej në klasifikimin e së premtes, i cili kalonte 85 milimetrat e përcaktuara në Rregulloren Teknike të F1, ndaj makina u shpall e parregullt.
Delegate teknik i FIA-s, Jo Bauer, u dërgoi raportin komisarëve, të cilët pastaj edhe morrën vendimin.
Komisarët argumentojnë se ndonëse është një gabim i izoluar, duke pranuar se Mercedesi nuk po përpiqej të përfitonte, shkelja është e qartë./Arbresh.info
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...