Ndëshkohet Kosova, Mali i Zi barazon gjithçka

22:17 | 7 Qershor 2019
Arbresh Info

Pas një numri të madh shansesh të humbura, Kosova është ndëshkuar në Podgoricë.

Përfaqësuesja jonë ka pësuar një gol gjatë pjesës së dytë të ndeshjes si mysafirë kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2020, shkruan portali arbresh.info.

Stefan Mugosos dërgoi topin në rrjetën e Aro Muriqit në minutën e 69′.

Kosova siguroi avantazhin në minutën e 24′ të ndeshjes pas golit nga Milot Rashica.

“Dardanët” kishin shanse të mrekullueshme si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën por mungoi konkretizimi i rasteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme