Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa nuk do të jetë pjesë e skuadrës që udhëton për ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit pas kartonit të marrë sonte (e mërkurë) në fillim të ndeshjes.
Costa ka qenë pjesë e lojtarëve në dyshime te Atletico për këtë ndeshje si pasojë e lëndimeve së fundmi, por përfundimisht u konfirmua si pjesë e formacionit startues të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Por, ende pa kaluar dhjetë minuta lojë, ish sulmuesi i Chelseas u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Felix Zwayer.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone tani duhet të llogarisë se nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e tij për ndeshjen kthyese në Torino.
Takimi i ardhshëm mes tyre zhvillohet më 12 mars./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha