Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez raportohet se nuk është pjesë e planeve të Ole Gunnar Solskjaerit këtë sezon.
Sanchez nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet parasezonale te United pas lëndimit në kofshë të marrë derisa ishte duke përfaqësuar Kilin në Kupë të Amerikës në fillim të kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Ish sulmuesi i Arsenalit tani është kthyer te “Djajtë e Kuq”, të cilët e nisën sezonin 2019/20 në Premierë Ligë me një fitore tronditëse 4 me 0 kundër Chelseas pasditen e së dielës.
Megjithatë, bazuar në The Sun, Solskjaeri dëshiron të heq dorë nga 30-vjeçari këtë verë dhe Sanchez është ndëshkuar madje për të stërvitur me skuadrën rezervë deri të bie dakord për largim para përfundimit të këtij muaji.
Roma është përfolur për nënshkrimin me sulmuesin, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në një zënkë me adoleshentin Mason Greenwood pas rikthimit nga Kupa e Amerikës.
Sanchez ka shënuar vetëm pesë gola brenda 45 paraqitjeve për kampionin e njëzetfishtë anglez qysh pas transferimit nga Arsenali në janar të 2018-ës./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...