Sëmundja ngjitëse që ka prekur thuajse gjithë botën së shpejti mund të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përderisa klubet evropiane po anulojnë ndeshje dhe në disa kampionate po luhet pa tifozë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në Amerikë në ndeshjet e MLS dhe NBA.
Por NBA i ka bërë të qartë klubeve se duhet të përgatiten që të luajnë edhe pa tifozë nëse është nevoja.
E për këtë temë është pyetur edhe basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James.
Ylli i skuadrës nga Kalifornia ka thënë se nëse merret një vendim i tillë që ndeshjet të luhen pa tifozë, ai atëherë nuk do të luaj fare.
“Ndeshjet pa tifozë? Jo. Është përgjigje e thjeshtë”, deklaroi James.
“Nuk do të luaj nëse nuk i kemi tifozët në tribuna, për ata luaj”, vazhdoi tutje James.
“Unë luaj për bashkëlojtarët e mijë, për tifozët. Nëse kemi ndonjë ndeshje ku nuk ka tifozë, atëherë unë nuk do të luaj”, deklaroi James i frustruar.
James shkëlqeu me fanellën e Lakers në fitoren ndaj Milwaukee Bucks 113:103 në një ndeshje ku ‘Mbreti’ realizoi 37 pikë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...