Sot luhen ndeshjet e radhës në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.
Ndeshja e parë e kësaj dite është ndërmjet Gjeorgjisë dhe Qipros që fillon nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.
Këto dy kombëtare janë pa gjasa për kualifikim dhe ndodhen në Grupin A së bashku me Spanjën, Norvegjinë dhe Skocinë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ndërmjet Norvegjisë dhe Spanjës, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret sidomos për Norvegjinë.
Spanja është në vendin e dytë me 12 pikë ndërsa Norvegjia është e treta me 10 pikë, ndërsa grupin e kryeson Skocia me 15 pikë.
Pas humbjes 3-0 në Tiranë nga Shqipëria, Republika Çeke kthehet në “Doosan Arena” të Plzenit për të luajtur ndeshjen e ardhshme ndaj Ishujve Faroe, me fillim nga ora 18:00.
Teksa ndeshje tjetër e Grupit E, është ndërmjet Polonisë dhe Moldavisë me fillim nga ora 20:45.
Në aksion këtë ditë është dhe grupi I, aty ku bënë pjesë edhe Kosova por që nuk do të luaj.
Kosova ka pasur të ndeshjet me Izraelit në “Fadil Vokrri”, por që shkak i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës kjo ndeshje është shtyrë.
Ndeshjet e këtij grupi që luhen sot janë ajo ndërmjet Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse takimi tjetër është ai ndërmjet Rumanisë dhe Andorrës.
Dyja ndeshjet nisin me fillim nga ora 20:45.
Dy ndeshjet tjera të kësaj mbrëmje janë ato ndërmjet Turqi-Letoni dhe Uells-Kroaci, në kuadër të grupit D, kualifikues.
Edhe këto ndeshje fillojnë nga ora 20:45/Arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...