Google ADS

Ndeshjet e sotme në “Euro 2020”

15:00 | 12 Qershor 2021
KRG

Sot është dita e dytë e kompeticionit  Evropian, “Euro 2020”.

Mbrëmë është luajtur ndeshja e parë mes Turqisë dhe Italisë.

Ku fitues i ndeshjes ishte Italia e cila mposhti Turqinë me rezultat 3-0.

Ndryshe nga mbrëmë, sot do të zhvillohen 3 ndeshje.

ku njëra ndër to është ndeshja Uells- Zvicër e cila do të luhet në ora 15:00, tanimë është bërë e ditur se për Kombëtaren e Zvicrës luajnë 3 kosovarë dhe sipas mediumeve botërore, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, priten të jenë lojtarë kyç tek Përfaqësuesja e Zvicrës.

Në ora 18:00 do të kemi përpalljen e Danimarkës kundër Finlandës dhe sipas mediave botërore kjo ndeshje pritet të jetë një ndeshje me befasira, sepse shumë shpesh skuadrat e vogla kanë ditur të bëjnë befasi në kompeticionin Evropian.

Poashtu, tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet tek dy Kombëtaret.

Kurse në ora 21:00 do të luhet ndeshja Belgjikë – Rusi.

Ndeshja më interesante e ditës së sotshme është po kjo e fundit, sepse te dy  Kombëtaret sipas mediumeve botërore janë konsideruar si skuadra favorite të kompeticionit “Euro 2020”.

Ende nuk janë bërë zyrtare informacionet e ndeshjes Belgjike – Rusi./arbresh.info/

Të ngjashme