Google ADS

Ndeshjet e Elite Round të futsallit zhvillohen në Kosovë

19:21 | 30 Tetor 2023
D.H

Ndeshjet e Elite Round të Ligës së Kampionëve, për grupin ku do të jetë edhe kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, do të zhvillohen në Prishtinë.

Klubi kryeqytetas ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e futsallit, FC Prishtina 01, prërmes rrjetit social Facebook.

Këto ndeshje do të luhet nga data 28 nëntor deri më 3 dhjetor, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme