Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para ndeshjes me Manchester Cityn që zhvillohet në “Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30.
Gara për titullin kampion në Ligën Premier po i afrohet një kulmi gjithnjë e më emocionues, teksa është hera e parë në 10 vjet që vetëm një pikë i ndan tre të parët, ku edhe Liverpooli është i dyti.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të na japë një shtysë të madhe nëse fitojmë, por ka edhe shumë ndeshje të tjera pas kësaj, ndaj nuk do të jetë vendimtare”, ka thënë Arteta.
Manchester City kërkon titullin e katërt radhazi në Ligën Premier dhe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, ku humbjen e vetme e ka kundër Arsenalit në “Emirates Stadium”.
‘Qytetarë’ synojnë gjithashtu të vendosin një tjetër rekord, atë të dy “tripletave” radhazi, pasi janë në fazën çerekfinalet të Ligës së Kampionëve në gjysmëfinale të FA Cup dhe plotësisht në garë për titullin kampion. /Telegrafi/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...