Anglia me vështirimin drejt finales së madhe me Spanjën, me britanikët që janë plot besim se mund të çojnë trofeun e një kampionati europian për herë të parë në shtëpi. Phil Foden foli për ndeshjen e fituar me Holandën në gjysëmfinale e padyshim edhe për takimin e madh të së dielës me Spanjën duke u shprehur;
“Në ndeshjen me Holandën i ngjaja më shumë lojtarit që shohim te City. E rëndësishme ishte fitorja e skuadrës por e ndjen se ajo kundër Holandës ishte fitorja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam i lumtur.
Finalja me Spanjën do të thotë gjithçka, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës për mua. Me zor pres ta luaj. Besojmë te aftësitë tona, e dimë që Spanja është një skuadër fantastike për mënyrën se si e zotëron topin, por ne i dimë pikat tona të forta. Kjo ndeshje mund të na ndryshojë jetën”.
Në të njëjtën linjë është dhe Harry Kane, kapiteni i Anglisë që shënoi nga pika e bardhë në gjysëmfinalen me Holandën, e cila u vendos në fund nga goli i Watkins.
“Ishte një ndeshje me një fund të jashtëzakonshëm. Kishte disa lojtarë të lodhur por e meritonim ta fitonim ndeshjen me një fund të tillë. Finalja me Spanjën? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, një ndeshje me të vërtetë shumë e forta, por në të njëjtën kohë do të jetë një tjetër ndeshje për të bërë historinë”, deklaroi Kane.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...