Në mesjavë do të zhvillohet do të zhvillohet xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet të mërkurën në Rahovec, ku Vreshtarët e presin Bashkimin. Rahoveci është lider i renditjes me 35 pikë apo 15 fitore dhe pesë humbje, kurse Bashkimi ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë ose 12 fitore dhe shtatë humbje. Takimi në palestrën “Mizahir Isma” pritet të jetë shumë interesant.
Sfida e parë e javës së 23-të do të zhvillohet në mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë 12 fitore dhe tetë humbje, derisa mitrovicasit katër fitore dhe 13 humbje.
Të enjten Peja e pret Lipjanin në një ballafaqim ku pejanët shihen favoritë, por fitorja e vështirë në fundjavë ndaj Feronikelit, do të bëjë që Verdhezinjtë të jenë më të kujdesshëm. Peja ka 11 fitore dhe tetë humbje, derisa Lipjani një fitore dhe 19 humbje.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Feronikelit. Prishtinasit nga 19 ndeshje kanë 14 fitore dhe pesë humbje, derisa skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 15 humbje nga 20 përballje në Superligë.
Superliga – Java 23
E mërkurë
17:00 Ponte Prizreni – Trepça
19:00 Rahoveci – Bashkimi
E enjte
17:00 Peja – Lipjani
19:00 Sigal Prishtina – Feronikeli
Golden Eagle Ylli pushon./arbresh.info.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!