Ndeshje me shumë kthesa, Bayerni e Reali luajnë baras në gjysmëfinalen e parë të Champions League

22:55 | 30 Prill 2024
D.H

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në kuadër të gjysmëfinales së parë të Champions League.

Bayerni e nisi sfidën më mirë ku edhe pati iniciativën, mirëpo Los Blancos shënoi i pari, shkruan Arbresh.info.

Vinicius Jr realizoi në minutën e 24-të pas një asistimi maestral të Toni Kroos.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Ndërkohë pjesën e dytë Bayerni e nisi furishëm, duke realizuar dy gola brenda katër minutave.

Fillimisht në minutën e 53-të barazoi Leroy Sane.

Ndërkohë katër minuta më vonë Harry Kane nga penalltia shënoi për 2-1, për të dërguar në delirë tifozët në ‘Allianz Arena’.

Pas epërsisë së Bayernit, madrilenët filluan të kontrollojnë lojën dhe në mintuën e 83-të fituan penallti, kur e shndërroi në gol Vinicius Jr.

Deri në fund të ndeshjes, raste të mirë nuk pati dhe kështu përfundoi takimi.

Sfida e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’ ku edhe përcaktohet finalisti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme