Kjo fundjavë do të sjellë ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, ku secili takim është më interesant se tjetri.
Xhiroja e 26-të do të hapet me duelin Trepça-Feronikeli, dy skuadra që kanë si synim mbetjen në elitë. Të dy skuadrat kanë nga 27 pikë apo pesë fitore dhe 17 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë, andaj pritet një sfidë shumë interesante.
Të shtunën në mbrëmje ballafaqohen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Bardhekaltrit janë liderë me 39 pikë, derisa prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me katër pikë më pak.
Të dielën është super ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, dy skuadra që u ballafaquan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan pejanët. Skuadra therandase ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, derisa ajo pejane renditet në vendin e pestë me 35 pikë.
Takimi i fundit është ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që ndodhen në top-4. Vreshtarët renditen në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se liderja Prishtina, kurse skuadra prizrenase është në vendin e katërt me dy pikë më pak. Lipjani pushon në këtë xhiro.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në Art Motion.
Superliga – Java 26
E shtunë
17:00 Trepça-Feronikeli
19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli-Peja
19:00 Rahoveci-Ponte Prizreni
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...