Milani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Parmën me rezultatin 1-3 në transfertën dhe ngushtoi në 8 pikë distancën me Interin kryesues, ndërsa zikaltrit do të zbresin në fushë mesditën e sotme në “San Siro” për t’u përballur me Cagliarin.
Me 9 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund, të besuarit e Antonio Contes janë në rrugën e mbarë drejt titullit kampion dhe deri tani kanë fituar të 10 ndeshjet e fazës së dytë, ndaj sot do të kërkojnë një tjetër sukses, për të mbyllur sa më shpejt llogaritë.
Në orën 15:00 në fushë do të zbresin tre skuadra në garë për zonën Champions, teksa Juventusi do të presë Genoan në “Allianz Stadium”, Napoli do të luajë në transfertën ndaj Sampdorias dhe Lazio në “Bentegodi” ndaj Veronës.
Të tre skuadrat, bashkë me Romën që do të presë Bolognën në orën 18:00 dhe Atalantën që në mbrëmje do të jetë mysafire në Firenze, do të garojnë deri në fund për një vend në zonën Champions, ndaj të gjithë përballjet e sotme premtojnë spektakël dhe luftë të fortë.
Kampionati spanjoll do të vijë me dy takime mjaft interesante, teksa Valencia do të presë Real Sociedad në orën 16:15, ndërsa në mbrëmje, në orën 21:00 Atletico e Madridit do të luajë transfertën e dytë andaluziane në harkun e pak ditëve.
Pas humbjes minimale ndaj Sevillas fundjavën e kaluar dhe fitores së Realit mbrëmë në El Classico, skuadra e Simeones ka dorëzuar përkohësisht kreun te “Los Blancos”, ndaj do të kërkojë tre pikët sot ndaj Betisit, për të rimarrë vendin e parë.
Në Premierligë me fillim nga ora 17:30, Tottenham e pret Manchester Unitedin në ndeshjen derbi të kësaj jave.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit