Ndeshja Vllaznia-Tirana, policia publikon masat e marra

12:44 | 26 Maj 2017
Arbresh Info

Ditën e nesërme në orën 17.00 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja kombëtare e futbollit, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Superligës, ndërmjet ekipeve të F.K.Vllaznisë dhe F.K. Tiranës, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, njofton se do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes kombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, D.V.P Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Masat e marra nga policia:

1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër,krahu perëndimor,rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

2. Nga ora 14.00, dt.27.05.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

• Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 ,dt.27.05.2017 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor.

• Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit, do të shërbejë vetëm për ekipet e Futbollit dhe personalitetet.

• Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën përreth Stadiumit nga ora 14.00 deri në orën 21.00.

3. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas.

4. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 17.00 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 15.00.

5. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

6. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.

7. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme