Ndeshja mes Real Madridit dhe Valencias e paraparë të zhvillohet në ‘Estadio de Mestalla’ në kuader të javës së 12-të në La Liga, mund të shtyhet edhe zyrtarisht.
Sipas mediumit Relevo, ndeshja e ardhshme e Real Madridit në La Liga kundër Valencias të shtunën, më 2 nëntor, mund të shtyhet.
Kjo për shkak se Valencia mund të shpallë zie zyrtare mes përmbytjeve të së martës në rajonin e tyre, ku mbeten të vdekur mbi 60 persona.
Ndeshjet e Valencias dhe Levantes në Copa del Rey tashmë janë shtyrë edhe zyrtarisht.
Nëse ndodh edhe me Valencia-Real Madrid, ndeshja ka të ngjarë të riplanifikohet në muajin janar ose shkurt, pasi atëherë ka data më të lira.
Pas ndeshjes të së shtunës kundër Valencias, Real Madridi përballet me Milanin në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve më 5 nëntor. /Telegrafi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...